Çmimi i naftës, Berisha: Shqiptarët po vidhen, 60% të çmimit për çdo litër e merr qeveria

Sali Berisha akuzon qeverinë për çmimet e larta të naftës, duke theksuar se shqiptarët paguajnë më shumë sesa qytetarët e vendeve të tjera, në raport me fuqinë blerëse. ”Shqiptarët po përballen me çmimin më të lartë të naftës në botë, në krahasim me të ardhurat e tyre. Sipas llogaritjeve, rreth 60% e çmimit për çdo litër shkon tek qeveria”, deklaroi Berisha gjatë një takimi me ekspertë në selinë e partisë. Ai shtoi se situata e çmimeve po ndikon direkt tek qytetarët dhe ekonomia, duke kërkuar masa konkrete për uljen e tarifave dhe mbështetje për konsumatorët.

Pjesë nga fjala

Ju falënderoj ju të gjithëve për praninë tuaj në këtë takim për një nga çështjet më themelore, më thelbësore të ekonomisë sonë, që lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me të gjithë sektorët e kësaj ekonomie dhe me jetën e përditshme të çdo qytetari shqiptar më shumë se çdo faktor tjetër. Nuk ka asgjë tjetër të lidhur me çmimet e prodhimeve në bujqësi, me çmimet e transportit, me çmimet e përpunimit të prodhimeve se sa nafta. Nuk ka asnjë faktor tjetër që t’u marrë qytetarëve shqiptarë që kanë vetura 7.2 përqind të të ardhurave të tyre ditore. Në një kohë kur çmimi i naftës apo litra e naftës në Gjermani iu kushton gjermanëve 1.2 përqind të të ardhurave ditore të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

U kushton zviceranëve rreth 1 përqind të të ardhurave ditore. Shqiptarëve u kushton 7 herë më shumë. Ky është realiteti. Në qoftë se marrim çmimin e naftës me atë që quhet fuqi blerëse, çmimi i naftës në Shqipëri është absolut më i larti në Europë dhe në botë. Pra, krahasuar me fuqinë blerëse të xhepave të tyre, çmimi i naftës për qytetarët shqiptarë është më i lartë se në çdo vend të Europës dhe në çdo vend të botës. Pra, nafta është një ndëshkim për qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka asnjë vend tjetër të ketë një ngarkesë të çmendur fiskale mbi litrin e naftës siç e ka Shqipëria. 60 përqind e çmimit të naftës përbëhet nga ajo që qeveria u merr qytetarëve për çdo litër. Askush nuk e bën këtë përveç kësaj qeverie. Askush nuk e bën këtë dhe nuk mund të imagjinojë të bëjë një gjë të tillë.

Në vitin 2013, taksa e qarkullimit ishte 7 lekë të vjetra për litër. E rriti në 28 lekë, e rriti me katër herë. Në një akt cinik të pashembullt, edhe akcizën e ka bërë të indeksueshme. Nuk ua bën pensionistëve indeksimin e pensioneve, jo, i mashtron. Indekson akcizën e naftës dhe e rrit atë në përputhje me inflacionin. Dhe kjo i jep një rritje të ndjeshme çdo vit, dhe marrë së bashku, rëndon me 40 lekë të vjetra në çmimin e saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?