“Coca-Cola” ofron 1 milion dollarë për atë që do i zgjidhë këtë problem
Për më shumë se një shekull, ajo ka qenë lider në treg në fushën e pijeve me sheqer, por Coca-Cola tashmë duhet të kujdeset, pasi gjendet përballë faktit që shitjet kanë rënë ndjeshëm për shkak të shqetësimeve të konsumatorit për shëndetin.
Gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit, qytetarët amerikanë kanë konsumuar 19 për qind më pak pijet joalkoolike, duke treguar se asociimi mes sheqernave dhe sëmundjeve kronike është bërë një çështje, që gjithnjë e më shumë po merret seriozisht, kur zgjedhin pijet që konsumojnë.
Për të parandaluar që kjo rënie të vazhdojë, Coca-Cola ka vendosur një njoftim në faqen e saj ku, është i ftuar gjithsecili që dëshiron të marrë pjesë në propozimin e një përbërësi natyror me një normë më të ulët kalorish, por duke u ofruar konsumatorëve të njëjtën shije të sheqerit.
Çmimi për ata që do të jenë në gjendje të ofrojnë një produkt të tillë për kompaninë është 1 milion dollarë, gjë që tregon se kompania ka nevojë për një zgjidhje afatshkurtër.
Sigurisht kjo nuk është hera e parë që kompani si Coca-Cola përpiqen për të gjetur një zgjidhje për problemin, duke përdorur sakarinë ose ëmbëlsues, por ka patur rezistencë midis konsumatorëve të shqetësuar nga origjina e tyre kimike./bota.al/