‘Coco’ sjell kulturën e Meksikës në Hollywood
Studiot filmike Disney dhe Pixar, sollën pak atmosferë dhe kulturë të Meksikës në bulevardin e Hollywoodit të mërkurën më 8 nëntor, me rastin e premierës së filmit më të ri të animuar, me titull “Coco”.
Fytyrat e vizatuara me skelet, këngëtarët mariachi dhe valltarët tradicional Meksikan parakaluan mbi qilimin ngjyrë portokalli të shtruar me këtë rast, përveç yjeve të filmit të cilët poashtu qenë të pranishëm në premierë, transmeton Express i KTV-së.
“Coco” e sjellë historinë e një djaloshi të ri Miguel (zërin për të cilin e ka huazuar aktori Anthony Gonzalez). Ai gjatë festivalit të përvitshëm “The Day of the Dead” rastësisht hynë në botën e të vdekurve, ku edhe i bashkon forcat me misteriozin Hector (personazh ky zërin e së cilit e ka huazuar aktori Gael Garcia Bernal).
Gjatë realizimit të këtij filmi, regjisori dhe producentët e tij i kishin vizituar familjet nga qytetet dhe fshatrat përreth, për të mësuar mënyra të ndryshme të asaj se si festohet ky festival vjetor në Meksikë.
Filmi “Coco” tashmë ka filluar së shfaquri nëpër kinematë e Meksikës ku e ka zënë vendin e dytë në arkat filmike atje. Ndërsa nëpër kinematë e Amerikës dhe Kanadasë, “Coco” do të filloj së shfaquri nga 22 nëntori.