Çoi makinën për ta shitur, e gjeti të mbushur me drogë
Një burrë dorëzoi makinën e tij në një kompani shitblerje, por u habit nga ajo që gjeti brenda kur e mori.
Ruseell Page i dha makinën një punonjësi për ta provuar gjatë ditës dhe të nesërmen e gjeti të mbushur me drogë dhe gjysmë shishe verë.
“E çova makinën për një kontroll të enjten pasi e përdor për punë, së bashku me dy makina tjera. Isha me djalin tim 3-vjeçar dhe me gruan kur e mora, kur doli një punëtore femër që më tha se ka pak papastërti brenda për shkak të një keqkuptimi. Kur e hapa makinën, kishte erë të fortë kanabisi pasi ishin dy canta me drogë dhe një me kokainë,” – tha 32-vjeçari.
Pas kësaj, menaxheri i kompanisë e ka telefonuar duke i kërkuar falje dhe duke i thënë se mund ta kthejë makinën për të marrë një tjetër për kompensim.
Menjëherë pas hetimeve, u zbulua se punonjësja 20-vjecare kishte kryer të gjithë rrëmujën në makinën e tij dhe ishte pushuar nga puna.
Nuk dihet nëse policia u përfshi në këtë cështje, por nuk është raportuar asnjë arrestim.