Çokollata e zezë redukton obezitetin dhe parandalon diabetin
Bazuar në një studim del se, çokollata mund të parandalojë diabetin. Mund të duket si paradoks por një përbërës që gjendet në kokrrat e kakaos, i njohur si monomer epicatechin, zmadhon sekrecionin e insulinës nga disa qeliza specifike.
Ndërkohë që studimi është kryer fillimisht në kafshë del që ky përbërës redukton obezitetin dhe rrit aftësinë e kafshëve për t’u përballur me nivelet e larta të glukozës në gjak.
Këshilla është që çokollata të jetë e zezë dhe vetëm 100 gram. Flavonoidet në çokollatën e zezë ndihmojnë në neutralizimin e insulinës, kusht ky që pengon zhvillimin e diabetit të tipit 2.
Konsumimi i 100 gram çokollatë të errët në ditë përshpejton metabolizmin e trupit nëpërmjet glukozës.