Çokollata na bën mirë apo keq për shëndetin?
Kush nuk e do çokollatën? Të gjithë konsumojmë lloje të ndryshme çokollatash në ditë. Nëse keni menduar se ato nuk bëjnë mirë për shëndetin dhe jeni kufizuar paksa në përdorimin e tyre e keni gabim.
Çokollata sipas shkencës mund të ulë presionin e gjakut dhe të zvogëloj rrezikun e sëmundjeve të zemrës të ndihmonë në kontrollin e sheqerit ne gjak si dhe zvogelon stresin.
Vitet e fundit nga kërkimet e bëra për çokollatën janë zbuluar kimikate të cilat bëjnë të mundur bllokimin e diarreas.
Çokollata është një anti-oksidues i mirë që ka efekt edhe në inflamacion . Dr. Owais Khawaja, një mjek kardiolog, ka pohuar gjithashtu se përdorimi i çokollatës ul dhe rrezikun e kancerit dhe problemeve mendore.
Dr. Owais Khawaja mendon se fuqija e këtij produkti vjen nga një grup lëndësh ushqyese që gjenden te bima e kakaos e quajtur flavonoid. Këto lëndë ushqyese nuk gjenden te të gjitha llojet e çokollatave, më shumë ndodhen tek e zesa se sa te ajo me qumësht apo e bardha.
Por në rast se çokollata do të kalojë në një proces kimik të quajtur ditching e njohur edhe si çokollat hollandeze ajo humbet pothuajse pjesën më të madhe të flavonoidit.
Ne nuk kemi nevojë të dimë se sa dhe çfarë lloj çokollatash janë të mira sepse studiuesit po vazhdojnë të kërkojnë, për momentin duhet të dimë që çokollata e zezë është më e mirë se të tjerat ose të paktën nuk është e keqe.