Coronavirus prek edhe futbollin, yjet e Superligës kërkojnë largimin nga Kina
Coronavirus po tremb të gjithë botës duke parë shifrat alarmante, mbi 130 të vdekur dhe 6000 të prekur. Të shumë janë ata të cilët kërkojnë të largohen nga Kina dhe mundësia që Superliga Kineze të “zbrazet” nga yjet që militojnë aty është shumë e madhe.
Në vitet e fundit, me shpresën për të promovuar futbollin në vend dhe për të tërhequr sponsor, në Kinë janë investuar miliona euro duke afruar lojtarë të rëndësishëm. Federata Kineze e futbollit ka shtyrë për një periudhë të pacaktuar të gjithë aktivitet futbollistike në program për vitin 2020 por ndërkohë merkato është e hapur.