Costacurta, Hagi, Klose, ndër futbollistët më të nënvleftësuar të historisë
Tabloidi britanik “Daily Telegraph” publikon një listë me futbollistët më të nënvleftësuar të të gjitha kohërave.
Në këtë klasifikim sjellim disa nga 6 emrat më të njohur por lista përmban në radhë plot 20 emra ku figuron edhe Claude Makalele, i cili nuk është konsideruar asnjëherë titullar te Chelsea, pasi është mbuluar nga hija e Lampard, por ai konsiderohet si një nga mesfushorët më të kompletuar teknikisht.
Youri Djorkaeff
Mesfushori sulmues që fitoi botërorin dhe europianin ka qenë shumë i vogël për t’u bërë më i miri në një kohë kur ka luajtur edhe Zidane. Edhe në kombëtaren e gjelave, roli i tij u eklipsua nga cilësia e lartë e mesfushës me emra si Karambeu, Petit e Deschamps.
James Milner
Anglezi i Manchester City është një nga lojtarët më inteligjentë të Premier League por tek “Citizens” konkurrenca ishte e madhe dhe atij i duhet të luftojë për një vend titullari te Liverpool tashmë.
Dirk Kuyt
Shpesh herë roli i tij në fushë ngatërrohet, sepse holandezi arrin të bëjë gjithçka, që nga mbrojtja dhe deri te sulmi. U shpall kampion Europe me Liverpool, por vetëm kaq në një karrierë të gjatë me “The Reds”. Një lojtar me pak talent por me shumë dëshirë për ta jetuar futbollin.
Alessandro Costacurta
Mur i vërtetë në mbrojtje që do t’u bënte punë shumë kombëtareve por në Itali nuk është vlerësuar siç duhet. Me 450 ndeshje si kuqezi për më shumë se 20 vjet karrierë ai nuk arriti ta merrte asnjëherë statusin e liderit për shkak të pranisë së Paolo Maldinit dhe Franco Baresit.
Georghe Hagi
I njohur nga të gjithë si Maradona i Karpateve ai u bë i famshëm në Botërorin 2014 me Rumaninë. Mesfushor me tipare sulmuese, Hagi ka luajtur si me Realin ashtu edhe me Barcelonën por ende nuk i janë njohur meritat si një nga më të mëdhenjtë e këtij sporti.
Miroslav Klose
Mjafton të përmendet fakti se ai është shënuesi më i mirë i historisë së Kupës së Botës për ta veshur me petkun e legjendës por kaq mesa duket nuk mjafton. I shpejtë por jo me talentin e lindur, Klose ka bërë për vete breza të tërë tifozësh por ndoshta në karrierën me klubet duhej t’i ishte dhënë më shumë mundësi. Aktualisht pjesë e Lazios, Klose vazhdon të luajë me të njëjtën dëshirë si 20 vjet më parë edhe pse me peshën e 37 viteve mbi supe.