Covid-19, Biden dhe Pence vaksinohen publikisht të premten

Nënpresidenti në detyrë i SHBA Mike Pence do të bëjë të premten vaksinën anti-Covid, tha Shtëpia e Bardhë.

Si presidenti i zgjedhur Joe Biden, ashtu edhe Pence do t’i bëjnë vaksinat publikisht, në një përpjekje për të rritur besimin në sigurinë e vaksinës, e cila do të vihet gjerësisisht në dispozicion të publikut vitin e ardhshëm.

Presidenti Donald Trump do ta marrë vetë vaksinën sapo ekipi i tij mjekësor të përcaktojë se kur është më mirë, tha të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dozat fillestare të vaksinës, të cilat filluan të jepen këtë javë, janë destinuar për mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të vijës së parë të frontit, ashtu si edhe për banorët dhe personelin e shtëpive të të moshuarve dhe disa zyrtarë të qeverisë amerikane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyrtarët amerikanë synojnë të sigurojnç 2.9 milion doza të vaksinës së zhvilluar nga kompania Pfizer Inc. dhe partneri i saj gjerman BioNTech, deri në fund të javës.

Të paktën 304,187 amerikanë kanë humbur jetën nga sëmundja, sipas llogaritjeve të agjencisë Reuters, dhe 16.7 milion janë infektuar – afërsisht 5% e popullsisë.

Edhe bashkëshortja zotit Pence,Karen dhe zyrtari më i lartë shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë, Jerome Adams do të vaksinohen të premten, tha Shtëpia e Bardhë./ VOA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?