Credins, fokus te depozitat dhe kredia për pushime

Sezoni veror historikisht shoqërohet me prurje në rritje të depozitave në sistemin bankar. Në të shkuarën, kjo tendencë është lidhur sidomos me paratë e sjella nga emigrantët në kohën e pushimeve, por, në vitet e fundit, ka një fluks më të lartë të të ardhurave edhe nga turizmi. Elona Kapseri, drejtore e analizës së shitjeve më departamentin e Menaxhimit të Shitjeve në Credins Bank, thotë se bankat kanë pritshmëri pozitive edhe gjatë këtij sezoni. Sipas saj, Credins ofron larmi zgjedhjesh për investimin e kursimeve, në të gjitha maturitetet. Së fundmi, Credins ka prezantuar depozitën trevjeçare, me interes 3.5%.
Në fund të tremujorit të parë të këtij viti, Credins zotëronte depozita të publikut në vlerën e 150 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej rreth 5%. Aktualisht, Credins është banka e tretë më e madhe në depozita, me 13% të totalit të sistemit bankar shqiptar.
Në vitet e fundit, Credins Bank ka një vëmendje në rritje për zgjerimin e segmentit retail, që përfshin kryesisht klientët individë dhe bizneset e vogla.
Një tjetër karakteristikë e sezonit veror në raport me financat personale të individëve është rritja e shpenzimeve, e lidhur sidomos me pushimet. Një alternativë për financimin e pushimeve sot është edhe kredia bankare. Credins Bank ofron një produkt të dedikuar për këtë qëllim.
Credins është banka e dytë më e madhe kredituese në sistemin bankar shqiptar, me një portofol prej 98 miliardë lekësh ose 17.6% e totalit të kredisë së dhënë nga sistemi bankar shqiptar.
Ersuin Shehu/SCAN

SHKARKO APP