Cristiano Ronaldo aspak modest: Jam më i njohur se Donald Trump në mbarë botën

”Në të gjithë botën, madje edhe në ishujt më të vegjël, më njohin më shumë se Donald Trump”, thotë ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, i cili është personi më i ndjekur në Instagram, sipas People.com.

Cristiano Ronaldo diskutoi për famën e tij gjatë një interviste me Piers Morgan. Ai pohoi se ”askush nuk është më i famshëm se unë” dhe shpjegoi arsyen e tij për deklaratën e guximshme.

Pohimi lindi kur Ronaldo dhe Morgan po diskutonin për Donald Trump, pasi presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa i dhuroi Trump një fanellë të Portugalisë të nënshkruar nga Ronaldo gjatë samitit të G7-s në Kanada, mbajtur në qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju jeni dy njerëzit më të famshëm në planet”, i tha Morgan Ronaldos duke vënë në dukje se futbollisti është personi më i ndjekur në Instagram me mbi 650 milionë ndjekës, krahasuar me 38 milionë të Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ronaldo më pas bëri pyetjen se ”kush është më i famshëm në botë, unë apo Donald Trump?”.

“Çfarë mendoni?”, ia ktheu Morgan me shaka Ronaldos.

“Unë”, u përgjigj ky i fundit.

“Mendoj se në të gjithë botën, madje edhe në ishujt më të vegjël, më njohin më shumë se ai Mendoj se në botë, askush nuk është më i famshëm se unë. Më trego një. Më trego vetë një!”, theksoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?