Cristiano Ronaldo dhuron gjak, fton të ndjekin shembullin e tij

Cristiano Ronaldo po shijon pushimet pas një sezoni të suksesshëm me Real Madridin. Portugezi ka fituar titullin e Ligës së Kampionëve dhe tani ka në dispozicion disa ditë të lira para fillimit të kampionatit botëror “Rusia 2018”.

Por, përveç jetës prej sportisti, ai ka edhe një jetë private si dhe merr pjesë në aktivitete të ndryshme humanitare. Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa bën thirrje për të dhuruar gjak.

“A po dhuroni rregullisht gjak dhe plazma? Mendoni kush mund të jetë pranë jush herën tjetër që të dhuroni. Bëhu i pari. Shpëto jetë! Regjistrohu për të dhuruar tani në bethe1donor.com”, ka shkruar ndër të tjera CR7 në rrjetet sociale. Kujtojmë se 33-vjeçari në shumë raste ka ndihmuar njerëzit në nevojë, sidomos fëmijët palestinezë.

Ronaldo do të jetë prezent në botërorin “Rusi 2018” së bashku me kombëtaren portugeze.

https://instagram.com/p/BjcVVA3FB6N/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP