Çuçi në lagjen “Punëtore”: Puna, kryefjala e mandatit tonë
Drejtuesi politik i qarkut Gjirokastër, Bledi Çuçi zhvilloi takimin e fundit elektoral në qytetin e Gjirokastrës duke u ndalur në lagjen “Punëtore”. .Çuçi i ftoi banorët e kësaj lagje që t’i japin besimin PS për një mandat të dytë, pasi gjatë këtyre 44 muajve, socialistët vijnë me një bilanc arritjesh, investimesh e reformash, që përmbyllen në 48 milionë euro investime për Gjirokstrën.
“Puna do jetë kryefjala edhe e qeverisë së mandatit tjetër. Vetëm falë punës ne arritëm që të bëjmë reformat më të rëndësishme shtetformuese për të krijuar bazat e shtetit shqiptar. Vetëm falë punës arritëm të kthejmë dhe rilindim qytetet e Shqipërisë. Vetëm falë punës sollëm nëGjirokastër për 44 muaj, plot 48 milionë euro. Vetëm falë punës e kthyem Parkun e Viroit, në një park argëtimi nga një vend ferrash. Vetëm falë punës po ndryshojmëQafën e Pazarit, zonë muzeale, ne po i kthejmë identitetin dhe rehabilitojmë lagjen “18 Shtatori”, vetëm falë punës ne do e kthejme Gjirokastrën në pol kryesor të turizmit në Shqipëri. Vetëm falë investimeve që do bëjmë në 4 vitet e ardhshme, ne do hapim 4200 vende pune. Gjirokastra në fund të mandatit, do të jetë destinacioni turisitk numër 1 në Shqipëri”, u shpreh Çuçi.
.Çuçi ritheksoi edhe një herë rëndësinë që PS të qeverisë e vetme, për t’i dhënë fund epokës që partitë e vogla kushtëzojnë reformat me vende pune.
“Kemi ende shumë për të bërë. Kemi ende për të bërë sepse edhe në mandatin që kaloi, në 44 muaj që ne qeverisëm nuk ishim plotësisht të qetë ne qeverisjen tonë për shkak të disa partiçkave, siç e tha me shumë të drejtë Zeqo, por ne ju premtojmë se fuqinë transformuese të PS do ta ndjeni 5-fish më shumë në mandatin tjetër se do qeverisim vetëm me Kryeministër Edi Ramën e PS dhe nuk do varemi, nuk do jemi më peng i asnjë partie të vogël që kushtëzon me votëçdo reformë qëçojmë në parlament për një vend drejtori apo specialisti. Kjo epokë ka marrë fund dhe do marrë fund në 25 qershor”, theksoi ai.
Çuçi bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 25 qershorit, me kërkesën për ta kthyer ditën e votimit në një referendum popullor për të ardhmen e Shqipërisë.
“Kush mendoni ju qëështë Kryeministri qe mund ta bëjëShqipërinë? Lulzim Basha apo Edi Rama? Padiskutim qëështë Edi Rama. Thirrja jonë për ju është që të flisni me çdo njeri që keni pranë, çdo komshi, kushëri, familjar kudo që është dhe ta ftoni të mos jetë indiferent në 25 qershor, por të vijë tëvotojë ne 25 qershor sepse po të jetë indiferent në 25 qershor do jetë indiferent për të ardhmen e fëmijëve të tij. Ndaj 25 qershorin do e kthejmë në referendum popullor për të ardhmen e Shqipërisë, për të ndërtuar Shqipërinë që duam, për një Shqipëri që është një shtet is konsoliduar, me ekonomi të fortë, që krijon punësim dhe mirëqenie për shqiptarët.