Çudirat shqiptare nuk kanë të sosur, Bashkia e Tiranës aksion për lirimin e hapësirave publike

 Çudirat shqiptare nuk kanë të sosur. Gjerat duket se kanë ndryshuar vend, teksa fëmijët duhet të luajnë nëpër rrugë, ndërsa makinat dhe qytetarët e papërgjegjshëm zaptojnë hapësirat e përbashkëta mes pallateve.

Siç shihet edhe nga fotot punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës duhet të përballen çdo ditë me “shpikje” nga më të ndryshme që përdorin qytetarët për të zënë një hapësirë apo për të “rezervuar” një vend parkimi, pa marrë aspak në konsideratë faktin se bëhet fjalë për një hapësirë publike dhe se veprimi i tyre është paligjshëm.

Goma e inerte të tjera pa fund nëpër trotuare dhe rrugë, hekura e platforma të ndryshme të salduara për të zënë një vend parkimi, kjo është panorama e përditshme e punës së ndërmarrjeve bashkiake për lirimin e hapësirave publike.

Fotot janë marrë nga aksioni në Rr: “Shyqyri Ishmi” në Njësinë Administrative Nr.2, ku gjejmë dhe një pjesë të atij fenomeni që është trashëguar thuajse në gjithë Tiranën. 

SHKARKO APP