Dade: PDIU po zgjerohet artificialisht, reagimi: Lajthime të çastit

PDIU ka reaguar për deklaratën e deputetes së PS-së, Arta Dade, e cila tha dje për “Vizion Plus” se PDIU-ja po zgjerohet artificialisht duke emëruar drejtorë në administratë.

Reagimi ka ardhur nga Ermal Tehla, sekretar për çështjet ekonomike në parti.

Ai shprehet se PDIU ka gjëra më të rëndësishme për të bërë sesa të merret me lajthime të momentit.

STATUSI

Arta Daden e pyet për mardhëniet me Greqinë e të përgjigjet kam shqetësim rritjen e PDIU në Ersekë?!

Ne e mirëkuptojmë sepse jemi mësuar të na transmetojë mesazhet e Athinës. Sa për votat dhe mbështetjen na vjen keq që nuk ia plotësojmë dot dëshirën sepse jemi forcë e tretë në Devoll e rritemi çdo ditë në të gjithë Qarkun e Korçës, si kudo ku ka mbështetës të interesit kombëtar shqiptar.

Gjithsesi, kemi kauza shumë të mëdha për t’u marrë me lajthime të çastit.

SHKARKO APP