Dako: Vota për PS dhe kryeministrin Rama, votë për gjeneratën e re

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Durrës, njëherësh kreu i Bashkisë,. Vangjush Dako, së bashku me kandidaten për deputete, znj. Klodiana Spahiu, zhvilluan një takim me banorët e lagjeve 2 dhe 9.

Në fjalën e tij, z. Dako u shpreh i bindur se “në datën 25 Qershor do të votojmë Edi Ramën, do të votojmë  për të bërë shtet, për të patur më shumë punë, më shumë mirëqenie për të gjithë shqiptarët”.

Dako e tha se vota për Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama, në 25 Qershor, është votë për të ardhmen e gjeneratës së re. “Shqiptarët, durrsakët, do votojnë më 25 Qershor Edi Ramën, do të votojnë Partinë Socialiste sepse do të votojnë për të ardhmen e fëmijëve tanë, është moment historik për të ardhmen e gjeneratës së re. Ne duam ta bëjmë Shqipërinë që duam, për brezin e ardhshëm, për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe sot është momenti për të hedhur themelin e vazhdimit të kësaj rruge. Një votë sot do të thotë më shumë mirëqenie për secilin prej nesh në vitet e ardhshme”, deklaroi z. Dako.

Ndërkohë, kandidatja Spahiu kërkoi votën e banorëve të lagjes numër 2 dhe 9 për Partinë Socialiste në mënyrë që të vijohet me reformat e nisura. “Ne vijmë për të kërkuar votën për Partinë Socialiste më datën 25 Qershor sepse jemi të vendosur t’i çojmë përpara të gjitha projektet e nisura deri më tani. Ne duhet të bashkohemi të gjithë bashkë më datën 25 Qershor sepse ne duam që Partia Socialiste të jetë e vetme fituese dhe të ketë më tepër se 71 mandate”, u shpreh znj. Spahiu.

SHKARKO APP