Dalin FOTOT/ Pamje nga operacioni në det: Veliera me 1 ton kanabis kapur në plazhin e Levanit

Në Vlorë, një tjetër operacion i përbashkët antidrogë po vijon të zhvillohet në det e tokë nga Policia Kufitare Vlorë,  Delta Force, Roja Bregdetare, GdF dhe policitë e Fierit dhe Vlorës.

Operacioni nisi me sinjalizim të radarit të Policisë Kufitare në Hoxharë në mesnatë nga Policia Kufitare e Delta Force dhe u arrit të sekuestrohen rreth 1 ton lëndë narkotike kanabis.

Midis plazhit të Levanit dhe Darëzezës u bllokua një velierë me emrin “Nano Nini” me flamur Italian me 2 persona në bord, një Italian dhe një shqiptar. Por, skafistët e kishin hedhur lëndën narkotike në det dhe Policia ende po punon për ta nxjerrë. Deri tani, rreth 90 pako të mëdha janë sekuestruar nga ana e Policisë ndërsa skafistët janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni vazhdon.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?