Dalin pamjet e tankeve që do të përdoren në luftërat e së ardhmes

Kompania britanike e mbrojtjes “BAE Systems” ka publikuar pamje të konceptit të ri, të koduar me emrin “Ironclad”. Këto pajisje mund të përdoren për zbulime, të evakuojnë trupat ushtarake, si dhe të veprojnë si një njësi për asgjësimin e bombave. Kompania britanike synon që në një të ardhme të afërt këto pajisje të jetë plotësisht autonome, duke vepruar pa u kontrolluar nga njerëzit. Aktualisht, këto modele janë të afta të veprojnë në një rreze deri në 1 kilometër. Pajisjet do të paraqiten këtë javë në konferencën Ndërkombëtare të Mbrojtjes dhe Sigurisë.

SHKARKO APP