Dalin pamjet/ Përplasja me armë para QV në Shëngjin, plagoset aktivisti i LSI-së
Dalin pamjet e para pas përplasjes me armë zjarri para qendrës së votimit në Shëngjin. Policia ka rrethuar vendin ku ndodhi ngjarja, e ku persona ende të paidentifikuar, raportohet rreth 10 vetë, sulmuan me armë aktivistin e LSI-së.
Gazetari i “Panorama” teksa raportoi për një përplasje me armë në Shëngjin, beri me dije se aktivisti i LSI-se, eshte transportuar në spital.
Sipas të dhënave të para mësohet se kanë qenë disa persona, rreth 10 vetë që në afersi të qendrës së votimit kanë qëlluar me armë zjarri ndaj një aktivisti të LSI-së.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=AN_8AJs_nsg” width=”560″ height=”315″]
Sipas te dhenave te para personi i lenduar eshte identifikuar si Florian Dushku. Por, ai nuk eshte plagosur me arme zjarri, por eshte qelluar me tyten e armes, nderkohe qe ne vend jane degjuar te shtena dhe eshte raportuar edhe per gjetje gezhojash.
Policia e Lezhes ne reagimin e pare per ngjarjes ben me dije se ka pasur te shtena arme, por jashte qendres se votimit dhe nuk dihet ende nese incidenti ka pasur lidhje me zgjedhjet apo jo.