Dalin rezultatet e 26 kutive për bashkinë e Kavajës, ja kush kryeson nga 3 kandidatët (Votat)

Pas mbylljes së numërimit të votave për deputetë në Kavajë ka nisur procesi i numërimit të kutive për kryetar të Bashkisë. Mësohet se ka përfunduar numërimi për 26 kutitë e para, ku kryeson kandidati i Partisë Socialiste Dorjan Murati.

PS- Dorjan Murati ka marrë 3175 vota;

PD- Isa Sakja 2711 vota;

LSI- Maksim Kona 479 vota.

Raportohet se deri më tani janë numëruar kutitë e Golemit, Helmasit dhe Synejt. Kavaja votoi të dielën për përfaqësuesit e rinj në parlament si dhe për kryetarin e ri të Bashkisë. Kujtojmë se deri pak muaj më parë Bashkia drejtohej nga Elvis Rroshi.

SHKARKO APP