Dalin shifrat zyrtare/Sa shqiptarë kanë votuar deri më tani në të gjithë Shqipërinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një deklarate për mediat ka publikuar shifrat zyrtare të pjesëmarrjes së votuesve deri më tani në të gjitha qarqet e Shqipërisë, përveç qarkut të Kukësit, ku komisionerët e qendrave të votimit nuk kanë bërë akoma asnjë raportim.

KQZ bën thirrje komisionerëve të qendrës së Kukësit që të bëjnë raportimin e plotë sepse e kanë detyrim.

Nga 5362 qendra votimi kanë raportuar vetëm 1414 pra 26%. Sipas të dhënave zyrtare për 11 qarqet e Shqipërisë, deri më tani kanë votuar 25.69% e njerëzve në të gjithë vendin./

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?