Damian Gjiknuri: Draft i përbashkët me opozitën për financimin e partive
Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri, konfirmoi sot se mazhoranca dhe opozita do të dalin me një draft të përbashkët për financimin e partive politike, në mënyrë që procesi të mos paragjykohet.
“Së bashku me opozitën kemi vendosur të bëjmë një draft të përbashkët, që të mos ketë inate partizane apo të mos paragjykohet. Përkundrazi, të kemi rregulla të përbashkëta, të pranuara dhe të diskutuara me të gjithë aktorët politikë. Përkundrazi shëndeti demokratik, transparenca dhe rregullat sa më të konsoliduara të jenë, aq më i garantuar është edhe shëndeti i demokracisë, sepse partitë qeverisin vendin si në qeveri, dhe në opozitë. Ne në Komisionin e Reformës Zgjedhore vendosëm ta zhvillojmë si çështje të parë financimin e partive. Ligji duhet të jetë proporcional, në përputhje me traditën e vendit dhe me standardet më të mira, por natyrisht duke marrë parasysh edhe jetën shoqërore dhe traditën e shoqërisë shqiptare”, tha Gjiknuri gjatë një tryeze konsultimi lidhur me ketë çështje.
KOHA JONË SONDAZH

