Damian Gjiknuri: PS promovuesja e grave në politikë
Drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri dhe disa prej kandidatëve për deputetë zhvilluan një takim me gra dhe vajza. Kryetari i Partisë Socialiste të Vlorës Anduel Tahiraj tha se gratë janë mbështetje e vazhdueshme në çdo proces zgjedhor.
“Kjo tregon mbështetjen e madhe që ka Partia Socialiste nga gratë dhe vajzat. Kjo do të tregohet përsëri në 25 Qershor sepse Partia Socialiste e meriton. Roli i gruas dhe vajzave në këto 4 vjet falë Partisë Socialiste nuk është një premtim por vendimmarrja e tyre tashmë është një realitet. Ne kemi vajza dhe gra të shkëlqyera që janë pjesë e forumeve të PS, janë pjesë e institucioneve të shtetit dhe aty ku ka gra e vajza punët ecin shumë mirë”, u shpreh Tahiraj.
Drejtuesi politik i Qarkut Vlorë Damian Gjiknuri tha se qeveria e Partisë Socialiste ka arritur të ketë numrin rekord të femrave në poste ministrore.
“Unë personalisht kam qenë pjesë e punës për hartimin e Kodit Zgjedhor që në vitin 2008. Kemi qenë promotor të përfaqësimit të sa më shumë grave në përfaqësim. Ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Partisë Socialiste dhe e mbështetur nga institucionet ndërkombëtare të cilët bënë të mundur për herë të parë që të vendosim kuotat. Asnjë forcë tjetër se ka patur këtë shtysë përveç nesh. Nga ana tjetër, në qeveri dhamë shembull shumë më të madh të përfaqësimit”, nënvizoi Gjiknuri.