DAP kundër Ministrit të Drejtësisë: Nuk mund ta shkarkosh Sekretaren e Përgjithshme

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha, është rikthyer në detyrë pas pezullimit nga detyra nga ministri teknik Gazment Bardhi.

Departamenti i Administratës Publike e konsideron urdhrin e pezullimit të Sekretare së Përgjithshme si tejkalim të kompetencave ligjore të Ministrit të Drejtësisë.

Sipas DAP, kompetenca për pezullim apo largim nga detyra e antarëve të TND (trupi të lartë drejtues-për nëpunësit civile) është vetëm i këtij organi dhe nuk është kompetencë e vetë Ministrit.

Më herët, Sekretarja e Përgjithshne e Ministrisë së Drejtësisë ka shprehur papajtueshmërinë në lidhje me disa urdhra kontrolli të lëshuara nga ministri Bardhi në lidhje me institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale për praktikat e ndjekura të cilat po bëhen shkak për keqpërdorim të burimeve njerëzore dhe logjistike të burimeve njerëzore.

Pas këtyre shqetësimeve, Ministri teknik i Drejtësisë i kërkoi DAP pezullimin nga detyra te Sekretares së Përgjithshme për shkak se ajo ndodhej në listat kandidatëve për deputete të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Por, DAP në vendimin e datës 9 qershor 2017 refuzon kërkesën e Ministrit Bardhi për pezullim si të pabazuar në ligj duke e konsideruar akti e pezullimit në tejkalim të kompetencave ligjore.

SHKARKO APP