Darkë me Arminën apo Lorin…ku? Çelet sondazhi më interesant në rrjetet sociale

Një sondazh interesant është çelur në rrjetet sociale, dhe këtë kush mund ta bënte më mirë sesa njëri prej opinionistëve që merret edhe me VIP-at.

Olti Curri ka postuar një foto të blogereve të njohur jo vetëm këtu në Shqipëri, por edhe jashtë vendit, Armina Mevlanit dhe Lori Hoxhës, por ngre edhe një pyetje që mesa duket kërkon ‘të nxehë’ pak situatën mes tyre.

Ai ngre pikërisht një pikëpyetje se kë do të do të zgjidhnin ndjekësit e tij në facebook Lorin apo Arminën për të darkuar. Më tej ai kërkon edhe sugjerime se ku mund ti çojnë vajzat bukuroshe për dark.

Lori dhe Armina, të dtyja të njohura për ndjekjen në fushën e modës kanë postuar së fundmi bashkë në një darkë VIP-ash, ku i ftuar ka qenë njëri prej grimierëve më të njohur në familjen e Kardashian, Arieli.

Të dyja janë mike me njëra tjetrën çfarë e kanë treguar edhe komentet që ato shkëmbejnë me njëra tjetrën në rrjetet sociale.

Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim se kë nga dy bukuroshet seksi do të zgjedhin qytetarët për të darkuar…madje të zbulojmë dhe vendin se ku do të dëshironin të hanin darkë me to. Kjo mund të jetë ndoshta një ëndërr pse jo e kujto mashkulli që ka simpati për bukuroshet, por kujdes mos harroni se të dyja janë me partnerë. Shkëlzeni dhe Visi mund të bëheshin xhelozë në çdo rast për to. /Gazeta Express/

 

SHKARKO APP