Dash Sula, Ramës: Të jap fjalën e burrit që do përmbush detyrën
Kryeinspektori i Përgjithshëm dhe ish-deputeti i PD, Dashnor Sula shprehu vlerësimin e tij për kryeministrin Edi Rama për emërimin në detyrën e re.
Sula i garantoi kryeministrit se do të përmbushë për përkushtim dhe integritet detyrën që i është ngarkuar.
“Kam pranuar këtë sfidë sepse ju vlerësoj maksimalisht për vizionin. Ndoshta është e pamundur që një demokrat për 20 vite në politikë, në një llogore tjetër, por diferenca qëndron në një moment thelbësor dhe nuk kam turp. Aty ku unë kam kontribuar, kam dhënë për 20 vite, dhe në garën e fundit partia ime më hedh në rrugë. Nga qeveria jote, mora kurajon, konkurrova, dola i pari dhe u vlerësova. Kjo është diferencë.
Kryeministër, unë ju garantoj sot këtu dhe ditën e parë të këtij prezantimi, që unë 3 gjëra i kam të panegociueshme: në radhë të parë do të kenë të gjithë përkushtimin tim. E dyta, ju garantoj për integritetin tim dhe të gjithë trupës që nuk pretendoj që gjithçka do të jetë mrekulli, por do të ketë një përmirësim të dukshëm. Sfida që na ka vënë përballë është digjitalizimi i sistemit dhe ndërtimi i një sistemi dhe jo në kuturu. Ashtu siç unë, me të gjitha kërkesat e ligjit, u rekrutova në bazë të një konkurrimi, nga i pari te i fundit do të fillojmë të verifikojmë çdo inspektor që të jetë në pozicionin e duhur dhe me kualifikimin e duhur. Ajo sfidë që më keni hedhur, do ta përmbushim së bashku me të gjithë. Të jap fjalën e burrit”, tha Dashnor Sula.
KOHA JONË SONDAZH

