Dashnorja perfekte…Ja si e duan të martuarit
Ti mund të jesh një vajzë e re, beqare, e diplomuar, ndoshta me master ose dhe doktoraturë, që bën sport dhe nuk pi duhan për të mos dëmtuar shëndetin, por je gati të pish ndonjë gotë me shoqërinë. Mendjehapur, sensuale dhe …bionde.
Je perfekte për të qenë dashnorja e një burri të martuar…
Del që bjondet janë më të preferuara nga meshkujt për të tradhtuar gratë.
"SeekingArrangement.com" mblodhi të dhënat e afërsisht gjysmë milioni burrash të martuar dhe zbuloi që 61% e tyre preferonin të kishin një dashnore bjonde. Ata gjithashtu preferonin që vajza të ishte mes moshës 26 dhe 32 vjeçe, të kishte qejf të pinte në shoqëri, të kishte diplomë universiteti dhe të mos tymoste duhan.
Statusi: single 98%.
Arsimi: Universitar ose më lart, 87%.
Mosha: 26 deri në 32 vjeç.
Shëndeti dhe stili i jetës: Pëlqen pijen, nuk tymos.
Pjesa e çuditshme e këtij ekuacioni është që 98% e meshkujve duan që gruaja me të cilën do tradhtojnë bashkëshorten të jetë beqare…