Dashuria e vërtetë ekziston, seti i dasmës pas 60-vitesh (FOTO)

Kur Rosa dhe Ruso u martuan në vitin 1957, nuk menduan që të bënin një album fotografik. Por pas 60-vitesh çifti realizoi setin fotografik të dasmës. Në kohën që ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, nuk shihej i nevojshëm punësimi i një fotografi pasi kishin buxhet të limituar.

“Mirror” shkruan se dasma e çiftit u përgatit nga vetë familjarët, ku gjyshi i Rosa-s përgatiti kopshtin ku ata do të martoheshin, tezja bëri tortën ndërsa gjyshja qepi fustanin. Ishte një ceremoni shumë e thjeshtë që bazohej në dashurinë e tyre, më shumë se sa në ekstravagancë.

Por tani që kanë kaluar plot 60 vite dhe kanë nëntë fëmijë, 16 nipër e mbesa, Rosa dhe Russo realizuan atë që shumë kohë më parë as nuk e kishin menduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu, familja e tyre kontaktoi me një fotograf, i cili pranoi që të bënte fotot e tyre sikur të ishin që në fillimet e tyre. Rosa u vesh me fustan të bardhë, ndërsa Russo qëndronte i qeshur pranë saj me një kostum dhe kapele në kokë. Në pamjet e adhurueshme, ata tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston pasi vazhdon të përcjellë pozitivitet edhe pas shumë vitesh martesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?