Dashuria nuk njeh kufi; Çifti martohet në kampin e refugjatëve

Është një martesë, e ku nuk ka arsye pse të mungojnë vallet, këngët tradicionale edhe kur ata që martohen janë sirianë dhe dasma organizohet në një tendë e rrethuar nga drita e fenerë plastikë. Ky moment i rëndësishëm i jetës së njeriut, nuk kishte si t’u mos u festonte, e sidomos kur ka kaq shumë dashuri mes tyre. E kështu ka ndodhur me çiftin në fjalë, një grup i vogël miqsh, refugjatë e vullnetarë amerikanë ndihmuan për të festuar jetën e re të një çifti refugjatësh.

Dhëndri Saher, 27 vjeç dhe nusja Ruqaiya, 20 vjeçe janë larguan nga Siri para tre muajsh. Sipas CNN çifti i sapomartuar ka shpresuar për të ikur në Gjermani, ku ata kanë të afërmit dhe miqtë e tyre. Por ata kanë qenë të ngujuar në kampin e refugjatëve në Idomeni të Greqisë, në afërsi të kufirit me Maqedoninë, për gjashtë javë me radhë. Kampi është shtëpia për më shumë se 10.000 refugjatë, sipas qeverisë greke.

Ne vendosëm që të martohemi këtu, i tha dhëndëri CNN në arabisht.”Ne jemi patjetër të lumtur edhe pse familjet nuk i kemi këtu, në këtë ditë të veçantë për ne”. Nusja e veshur me një fustan të bardhë prej mëndafshi dhe me lulet delikate, që i dhanë asaj shkëlqimin e duhur në momentin më të rëndësishëm. Ajo u ul në heshtje duke mbajtur buqetë e saj me trëndafila, zambakë dhe shijoi foto e reja tashmë si një çift i martuar.

“Sytë e saj janë si buzëqeshje”, shkruan ndihmësi amerikan në profilin e tij në facebook, e  nga fytyra e saj shihen qartë grimcat e lumturisë. Dasma nuk do të kishte qenë e mundur pa ndihmën e njerëzve në kamp. Një mjek nga Arabia mundësi ushqimin e rafinuar tradicional grek, dhe sirianët e tjerë organizuan ceremoninë dhe vullnetarët perëndimorë ndihmuan me pjesën tjetër, tha dhëndri.

I urojmë çiftit jetë të gjatë, të lumtur e të gjejnë strehën e mundësive më të mira.

Burimi: CNN/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP