Dasma e vajzës së miliarderit rus më e shtrenjta e historisë

 

Një nuse ruse, vajzë e një  miliarderi të naftës ka pasur dasmën më të shtrenjtë të të gjitha kohërave pasi ka shpenzuar pa hesap për një dasmë si në përralla.

Madina Shokirova, kishte veshur në fustan nusërie të mbuluar me xhevahirë perla kristalë, Swarovski , me një vlerë marramendëse prej afërsisht 570 mijë euro.

Të ftuarit ishin rreth 900, ku përveç familjarëve dhe të afërmve, ishin miq dhe anëtarë të tjerë të elitës ruse.

Dasma u mbajt në hotelin luksoz të Moskës, Radisson Royal Congress Park, ku çmimi i një suite presidenciale për një natë është 5 mijë euro.Torta gjigande ishte më shumë se tre metra e firmosur nga një nga pasticierët më të mirë rus.

Gjatë natës së dasmës u shpenzuan thjesht 429 mijë euro.

SHKARKO APP