Dasma e vitit! Zbuloni shifrën e çmendur që J.Lo dhe partneri do të shpenzojnë për ceremoninë e martesës
2020-ta duket se do të jetë viti i Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez.
Në mars të vitit që lamë pas, Rodriguez i propozoi këngëtares në Bahamas, duke iu ulur në gjunjë në breg të detit me një unazë diamanti në dorë.
J.Lo sigurisht që tha “Po” dhe thuajse një vit pas kësaj dite speciale, çifti ka ndërmend të martohet.
Lopez dhe Rodriguez kanë ndërmend të bëjnë një dasmë gjigante e cila ka për t’u mbajtur mend gjatë.
Burimet kanë treguar se këngëtarja dhe partneri kanë planifikuar të martohen këtë verë.
Megjithatë, data e saktë e ceremonisë së tyre ende nuk është bërë e ditur.
Sipas burimeve, çifti ka ndërmend të shpenzojë 3 milionë dollarë për ceremoninë e jetës së tyre.