De Biasi vesh kostum popullor shqiptar

Pas pajisjes me pasaportë shqiptare, Gianni De Biasi ka veshur një kostum popullor duke u bërë shqiptar i vërtetë.

Piktori i njohur Sali Shijaku ka postuar një foto me trajnerin, i cili ka veshur një veshje tradicionale popullore shqiptare të Jugut.

Pas pasaportës dhe kualifikimit në Euro 2016, ky është një tjetër gjest i trajnerit që i rrit përkrahjen në Shqipëri, por që aktualisht është në shënjestër nga opinioni sportiv për zgjedhjet për ndeshjen me Izraelin dhe lojën në eliminatoret e botërorit.

SHKARKO APP