Debate të ashpra në Kryesinë e PD

Partia Demokratike mblodhi Kryesinë në orët e mbrëmjes së të enjtes, një mbledhje që duket se është shoqëruar me debate të ashpra mes kritikëve të Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij.

Nuk ka shumë informacione nga mbledhja e kryesisë, pasi për thuajse një orë në zonë nuk ka patur as valë telefonike. Por burime nga PD thonë për Top Channel se kritikët e Bashës, kryesisht mbështetës të Astrit Patozit kanë kërkuar legalizimin e fraksioneve brenda partisë.

Kritikët e Lulzim Bashës kanë marrë shkas nga rendi i ditës i mbledhjes së Kryesisë, pasi Basha ka thënë që kjo mbledhje i hap rrugë analizës së humbjes në zgjedhje dhe më pas riorganizimin e partisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burimet thonë se Valbona Mezini dhe Jemin Gjana kanë patur një debat të ashpër. Nuk ka informacion të konfirmuar, por flitet deri tek konfrontimi fizik. Gjana njihet si mbështetës i linjës së Lulzim Bashës, ndërsa Valbona Mezini ka thënë se baza e ka braktisur Bashën për shkak të listës së kandidatëve për deputetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?