Debate të forta në Komisionin e Sterilizimit, Vokshi kërkon të merret Rama në pyetje

Ka vijuar me tensione dhe debate Komisioni Hetimor i Sterilizimit edhe ditën e sotme.

Albana Vokshi i cilësoi të paligjshme mbledhjet të fundit pa prezencën e opozitës ku përfaqësuesit e mazhorancës kanë thirrur dëshmitarë pa u miratuar më parë nga Kryesia.
Sot PS ka njoftuar marrjen e dëshmive të fundit dhe pritej mbyllja e Komisionit hetimor ditën e nesërme me dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqja. Por Vokshi u shpreh kundër, duke kërkuar zbatimin e Rregullores dhe thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dëshmi.

Pjesë nga debati

Ndreca: Kemi treguar durimin maksimal edhe pse na janë shkulur mikrofonat, kemi ruajtur qetësinë që komisioni të bëjë hetimin, është shtyrë dy muaj puna e komisionit, nga na tjetër ju keni një keqkuptim shumë të madh.

Vokshi: Thuaji gjërat siç janë dhe mos deformo të vërtetën se je mësuar ta bësh këtë. Është votuar dhe dakordësuar.

Ndreca: Nëse s’arrini ta kuptoni këtë, ju s’e keni durimin.

Vokshi: Të fusin në listë, siç ndodhi edhe me atë kolegun tuaj që e kishit edhe atë këtu para dy ditësh u futën bandat e flasin me atë lart, edhe ti kujton se duke shpëtu nga komisioni atë lart ti kujton se do të shpëtosh?

Ndreca: Unë s’kujtoj asgjë se s’të kam marrë leje ty unë kur kam qenë në punë se s’kam ditur që do të flas me Albana Vokshin. Po kur i firmos vëllai yt ato auditimet aty do të shkruhet.

Vokshi: Të njohin të gjithë

Ndreca: Më njohin mua të gjithë dhe të njohin ty të gjithë, por ta dinë fytyrën para meje. Vetëm se të kam në krah se për gjë tjetër as ma ndjen hiç.

 

SHKARKO APP