Debati/ Rritja e pagave, Guxholli: Elektorale; Beqiraj: U plotësuan kushtet

Plani i qeverisë për rritjen e pagave dhe pensioneve ka përplasur në studion e “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe, këshilltaren për ekonominë të kryeministrit Rama Irena Beqiraj me atë të ish-kryeministrit Berisha, Zana Guxholli.

Sipas Guxhollit rritja bëhet vetëm për ekekt elektoral. Një gjë e tillë u hodh poshtë nga Beqiraj.

Guxholli: Rritja e pagave që të quhet një rritje që vjen dhe mban ekonomi të shëndoshë dhe prenton rritje të tjera duhet që rritja ekonomike të mos jetë anemike, por të jetë të paktën 5-6%. Kjo qeveri borxhin që ka marrë nuk po e paguan këtë vit por do ta paguajë më vonë.

Beqiraj: Borxhin që kanë marrë këta do ta paguajmë, 71.

Guxholli: 70 e ca e çuat ju borxhin, ne ua lamë 64-65. Të falenderojmë Zotin që erdhën zgjedhjet dhe duhet ndërmarrë ky hap dhe nga ky të përfitojnë njerëzit. Në vitin e fundit bëhet rritja e rrogave, rrini e ngordhni nja tre vjet dhe merrni rroga në fund të katër vjeçarit.

Beqiraj: Nuk ka qenë për efekt elektoral. Nëse nuk do të garantohej dhe me FMN që ne e kemi arritur konsolidimin fiskal, atëherë nuk do të ketë rritje pagash. Ju kënduar skenarin grek në 2013.

Guxholli: Ja ku je brenda, po këndon dhe me zë të lartë dhe nuk po stonon. Po u tregon përralla shqiptarëve.

Qëndrime të ndryshme ndanë edhe për raportin e publikuar sot nga BB për klimën e të bërit biznes në Shqipëri.

Beqiraj: Ajo që ndodhi vitin e kaluar ishte efekti dhe përceptimi që dha viti i parë dhe fillimi i vitit të dytë të qeverisjes dhe reformave.Tejkaluam të gjitha rekordet sivjet në vendin e 58. Lejet e ndërtimit kanë qenë një element që ndikuan vitin e kaluar për shkak të moratoriumit. Efekt pozitiv ka dhënë marrja më shpejt dhe më kollaj e lidhjes së energjisë eleketrike. Si dhe lehtësimi në pagesën e taksave, jemi 45 vende më lart. Kjo falë vendosjes së sistemit të ri.

Guxholli: Nuk është për tu mburrur sepse ne vërtet jemi të 58 por jemi të fundit në rajon. Kemi Maqedoninë, Malin e Zi.Të quhej sukses nuk është të kthehesh prapë shumë afër aty ku je në fund të qeverisjes tënde, por është të ngresh akoma më tepër atë që kanë lënë qeverisjet e mëparshme.

Beqiraj: Qeveria e mëparshme na ka lënë në 2014 në vend të 90.

Guxholli: Në 2014 keni qenë ju në pushtet.

Beqiraj: Në 2013 na latë në vend të 85.

Guxholli: Zonjë e dinë shqiptarët që në 2013 votuan për ju.Në 2014 keni qenë ju dhe atë vend e gëzofshi.Ky viti i vjetshëm që humbët 35 vende, është vit ekstra, i takon periudhës suaj qeverisës”

Beqiraj: Po i takon periudhës në të cilën ne morëm reformat më të rëndësishme.

Guxholli: Raporti “Doing Business” nuk mat përceptimin, ka indikatorë shumë të rëndësishëm, ka një metodologji shumë të saktë statistikore dhe informacioni.“Doing Business’ është e vërtetë dhe nuk ka pse mos të na vijë mirë që të paktën për imazhin e Shqipërisë në sytë e investitorëve ky numër ka ndryshuar. Për këtë duhet të themi të gjithë sa mirë. Por ku jemi në ekonomi? Jemi në ekonomi në krizë. Në një kohë kur njerëzit marrin ushqime me lista për ti paguar kur të korret kanabisi.

Civici:Kjo ringjitje që ne bëmë këtë vit ishte një lloj korigjimi i asaj që na uli vitin tjetër. Erdhi momenti, reflektoi dhe qeveria. Pesha kryesore dhe specifike i dedikohet lehtësimit dhe proçedurave për lejet e ndërtimit.Kemi pasur një bllokim të ndërtimit. Vjet që ramë 36 vende, 80% e këtij ndikimi vinte nga bllokimi i lejeve të ndërtimit. Dy faktorët e tjerë që kanë ndikuar është lehtësia e të paguarit të taksave dhe shpejtësia e lidhjes dhe furnizimit me energji elektrike.Shqipëria ka pasur dy-tre gropa vjet, sivjet ka marrë masa që janë vlerësuar dhe është përmirësuar klima e të bërit biznes me këto tre elementë. Këto nuk janë elementët më të rëndësishëm.

SHKARKO APP