Deda thirrje Bashës: Mos e mendo dorëheqjen
Albina Deda është ndër të paktat deputete të PD, e cila nuk iu kundërvu kryetarit aktual të Partisë Demokratike Basha për mbetjen jashtë listave për zgjedhjet parlamentare 2017.
Edhe në këto momente aspak të mira për PD për shkak të rezultatit zgjedhor, Deda ka dalë në mbështetje të Bashës, duke thënë se ai nuk duhet që të konsiderojë dorëheqjen nga detyra.
Ajo thekson se të gjithë në PD janë bashkëfajtorë për këtë rezultat dhe nuk ka pse ndihet fajtor vetëm ai.
“Z. Basha dhe ne, që iu bashkuam vizionit të tij nuk kemi pse kërkojmë ndjesë tek ishët që i entuziazmon humbja por te demokratët e vërtetë, që kurrë nuk u tunduan por na mbështetën me patetizëm. Ata vetëm ata i kemi zhgënjyer e lënduar”, shkruan Deda.