Dedikimi special i Agron Llakaj për ditëlindjen e vajzës

Alkida, vajza e aktorit të humorit Agron LLakaj, feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë të vajzës së tij, Agroni i ka dedikuar një urim tepër special të bijës përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Alkida ime! Bija ime…me njoftoi Fb se sot ti ke ditëlindjen. E çuditshme, të kam fëmijën tim, por edhe friend në Facebook. Si erdhën kohërat, edhe pse të kam ngjitur në krah duhet pa tjetër të të uroj nga celulari, ja kështu siç jemi mbledhur të gjithë bashkë, të gjithë me kokën ulur mbi Iphon, të gjithë të urojme ty, secili më vete.

Unë nuk di si po të uron yt shoq apo jot bijë, s’di se si po të uron yt vëlla, apo jotja kunatë, as që e mendoj se si po të uron mami se ja ku ta them por mos ma nxirr fjalën, Mami ka qarë kur u linde ti!

Unë u gëzova se ti u bere motiv i jetës time dhe tonës!

Mos ta zgjas se po zgjat kokën mami nga celulari im (çështje vesi). Edhe 100 zemër e babit…, të them si atëherë kur ishe 1 vit… Të dua sa qielli e sa toka!!! P.S. …do më mbetet qejfi po s’më bërë ‘like’!”,- ka shkruar Llakaj vetëm pak çaste më parë në profilin e Facebook-ut.

SHKARKO APP