Deklarata e papritur e Samsung: Nuk do të prodhojmë më ‘Galaxy 7 Note’

Gjiganti teknologjik koreano-jugor Samsung, ka lëshuar një deklaratë publike ku ka njoftuar se ka ndaluar përgjithmonë prodhimin e telefonëve ‘Galaxy 7 Note’.

Samsung ka ndërmarrë këtë hap për shkak të ankesave të shumta nga konsumatorët se ky lloj telefoni po shpërthen edhe pse është lloji më i ri në treg.

Në fillim të prezantimit të këtij edicioni, konsumatorët e dëmtuar kompensoheshin me një tjetër telefon që parashikohej të ishte më i avancuar, por që shpërthimi i tyre ishte sërish i paevitueshëm.

Përdorues të shumtë të këtij telefoni kanë shpërndarë në internet përvojat e tyre me këta telefona dhe në secilin imazh shihet shpërthimi i tmerrshëm, që mund të jetë vdekjeprurës nëse gjendet afër fytyrës apo në pjesë të ndjeshme të trupit në momentin e shpërthimit.

Tani kompania ka kërkuar nga të gjitha dyqanet nëpër botë që të tërheqin nga tregu i tyre këta telefona.

“Pasi prioriteti ynë i parë janë konsumatorët, ne jemi detyruar që të ndërpresim përgjithmonë prodhimin e ‘Galaxy 7 Note’. Jemi duke kërkuar shkakun në pjesën e brendshme fizike të këtij telefoni dhe do të bëjmë publike gjetjet tona”, thuhet në deklaratën e kompanisë Samsung.

SHKARKO APP