Deklaratat e Metës, Rama në Lezhë: Më vjen shumë zor, ndihem i sëkëlldisur kur dëgjoj ulërima e kërcënime

Partia Socialiste ka organizuar një miting në Lezhë sot, një qytet i cili shpesh në zgjedhje është bërë arenë përplasjesh mes forcave politike. Nga ky miting, kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe për deklaratat e kreut të Kuvendit Ilir Meta, i cili po ashtu nga Lezha pas dhunimit tën jë mëbshtetësi të LSI-së foli për armatosje të popullsisë. Rama tha se ndihet i keqardhur dhe i sëkëlldisur kur shikon e dëgjon ulërima e kërcënime.

“Unë do tua kthej besimin me përkushtim, me vendosmëri dhe me kurajë e kokëfortësi për t’ia dalë që siç hapëm portën e drejtësisë të hapim dhe portën e administratës së shtetit për qytetarët jo më partitë e tepsisë së pushtetit. Më vjen shumë keq, shumë zor. Ndihem shumë i sëkëlldisur kur shikoj gjëra që nuk do donim ti shihnim, kur dëgjoj gjëra që shqiptarët nuk do donin ti dëgjonin më. çirrje, ulërima, kërcënime. Por Shqipëria që duam nuk është Shqipëria e ulërimave, kërcënimeve dhe e partive të tepsisë së pushtetit. Duam shtet për çdo shqiptar, për çdo prind e për çdo familje pavarësisht bindjeve politike. Shqiptarët janë të lirë të kenë bindjet e tyre por shteti është i detyruar t’iu shërbejë të gjithëve”, tha Rama.

Ai foli sërish për institucione që nuk iu shërbejnë qytetarëve, duke marrë si shembull hipotekat që janë drejtuar nga zyrtarë të LSI-së.

“Sa prej jush janë ndjerë të zhgënjyer kur kanë dalë nga një zyrë e shteti. Sa herë jeni detyruar të paguani para nëpër hipoteka. Sa herë ka ndodhur që atë që ua jep ligji, nuk ua ka dhënë Maliqi. Kjo ose do mbarojë më 25 qershor me një votë të bashkuar për PS-në ose do të vazhdojë dhe të gjithë ata që i çojnë votat tek partitë e tjera do vazhdojnë të paguajnë të parët çmimin e kësaj mungese pjekurie. Më 25 qershor ne duhet të vendosim jo thjesht për PS-në. PS është vetëm një mjet që të gjithë shqiptarët të madh e të djathte mund ta përdorin në 4 vitet e ardhshme për të ndërtuar mbi themelet që kemi hedhur shtetin e gjithë shqiptarëve”, deklaroi Rama.

SHKARKO APP