Dekomunistizimi dhe e djathta moderne

Nga Mesila Doda/

Inisiativa që vjen sot para jush si produkt I punës së shoqërisë civile është unikale në llojin e saj, pasi është fryt I punës së studjuesve, aktivistëve të shoqërisë civile, studentëve të dhjetorit por edhe zërave të rëndesishëm të së djathtës, figurave të rëndesishme të ish të persekutuarve.

Para se të nis me përshkrimin e kësaj inisiative që maxhoranca e ka sjellë tashmë të dënuar me egzekutim (për arsyet dhe nga personat që
do ju spjegoj më poshtë), do doja ta nisja këtë fjalë me një falenderim të veçantë për të gjithë ata që kanë punuar për këtë ligj, në rradhë të parë për Aktivisten e të Drejtave të Njeriut Elsa
Ballaurin, për përkushtimin dhe punën që ka bërë përgjatë gjithë kësaj kohe për të mos e lënë krimin e diktaturës komuniste të harrohet e të mos ketë asnjë inisiativë ligjore që ta zbardhë, falenderoj miqtë e mitë dhjetorit Ilir Dizdarin, Arian Manahasën, Arben Sulen, Gazmend Oketën, Mark Markun dhe Agron Tufën, Myftar Gjanën, Spiro Curen, Alban
Picin, Ardi Stefën e dhjetra të tjerë që mbështetën këtë projektligj e që së bashku arritëm të sillnim në vëmendjen e publikut nevojën për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare.
Falenderoj Aleksandër Meksin, Aleksandër Biberajn, Simon Mirakajn e Enkeled Alibeajn për punën e bërë në vlersimin dhe ndryshimin e neneve të caktuara të kësaj inisiative ligjore, një punë që është produkt I dhjetra mendjeve të burrave dhe grave të shoqërisë civile, studentëve të dhjetorit dhe profesionalizmit e dijes të shumë politikanëve dhe ish politikanëve të së djathtës moderne, të së djathtës vizionare e kurajoze të Shqipërisë së sotme.
Falenderoj në mënyrë të veçantë kryetarin e PDIU, deputetin Shpëtim Idrizi, I cili si pakkush prej kryetarëve të partive e mbështeti këtë
nismë pa asnjë hezitim, duke pranuar të ishte thjesht një prej studentëve të dhjetorit, sot deputet, e duke qenë I barabartë mes të
barabartëve në një tryezë e cila solli dhe do sjellë një ndryshim rrënjësor dhe thelbësor në politikën shqiptare. Faleminderit Shpëtim
për mbështetjen pa rezerva dhe pa asnjë kompleks të kësaj inisiative.

Me pak fjalë dua të nënvizoj ndryshimin mes këtyre dy drafteve që propozohen sot përpara jush.
Së pari. forma e ardhjes se ligjeve, I pari vjen nga shoqëria civile në një bashkveprim të jashtëzakonshëm të veprimtarve të drejtave të
njeriut, të Studentëve të Dhjetorit, heronjve të heshtur të demokracisë, dhe të persekutuarve politikë. Bashkë me të erdhi një peticion I nënshkruar nga 100 intelektual të vendit dhe të huaj, mes tyre nobelistja Herta muller, zëvëndëspresidentja e Parlamentit
Europian Lunacek, deputetë të Bundestagut, shkrimtar e intelektualë europian e vendas, në të cilën kërkohej qartësisht që të ndahej
njëherë e mirë bashkë me hapjen e dosjeve edhe largimi i të inkriminuarve, duke e konsideruar këtë si një process të vërtetë
ekzorcizmi. Qoftë edhe vetëm për këto arsye, zoti kryeministër, nuk duhet të silleshe harbutshe dhe të vazhdoje me një draft, të bërë në zyrat e egzekutivit duke harxhuar paratë e taksapaguesve shqiptarë paralelisht me një punë të bërë, duke mos pyetur njëherë të vetme përkëta aktorë dhe faktorë të kësaj lëvizje dhe pune të madhe të kryer qysh tre vjet më parë. Ky ishte I vetmi moment ku duhej të arrihej një
konsensus përtej politikës, përtej partive, në një draft që vinte nga jashtë nesh, kërkesë të cilin ti e pështyve dhe hodhe në kosh siç zakonisht sillesh me gjërat që nuk i ke nën kontroll e nga të cilat nuk nxjerr fitim.
Së dyti, përmbajtja e këtyre inisiativave. Ligji I sjellë prej nesh ka në thelb hapjen e dosjeve për të gjithë, veçanërisht për mbajtësit e
posteve shtetërore dhe administrative, dhe vlersimin rast pas rasti të gjithë veprimtarisë së tyre, duke larguar të inkriminuarit nga
vendimarrja. Kjo do të thotë që dosjet do hapen më së pari për deputetët, ministrat, zëvëndësministrat, drejtorët, prokurorët,
gjyqtarët, diplomatët…pra më së pari për ata që ende kanë poste të rëndësishme, sepse në konceptin tonë nuk ka ardhmëri, nuk ka nder e as progres mbi rrënojat morale të një sistemi dhune e krimi. Ky sistem heq shantazhin nga duart e individit, ky sistem çliron shtetin dhe
vendimarrjen nga cdo tentativë intimidimi e influencimi përmes krimit.
Në të kundërt inisiativa që ju sillni sot hap dosjet e viktimave, sheh brenda tyre kush kane qenë veprat, heq dhe zhduk brenda dosjeve emrat
e cdo individi të implikuar, por nuk prek as me thua asnjë nga dinjitarët e shtetit të djeshëm dhe të sotëm, përderisa kërkesa të mos
vijë prej vetë atyre apo prej shefit përkatës. Këtu qëndron edhe skandali që bart mbi vete ky ligj, cfarë bëjnë drejtuesit, titullarët e partisë dhe institucionit me informacionin që marrin për vartësit e tyre? Ku do shkojnë informacionet e marra? Për cfarë shantazhi do përdoren dhe më e rëndësishmja A do ketë agresore, prokuror, gjykatës,egzekutor, kriminel, sekretar komiteti, sekretarë të parë të dytë, kryetarë e ministra, xhelatë që do dalin njëherë e mirë nga
vendimarrja e këtij shteti??? Jo, kjo nuk do ndodhë sepse krimi I djeshëm për ju është bashkëjetuesi I ditës, ndaj kjo që po sillni
është farsë e shantazh, i zbardhur në gërma e letra.
Argumenti që kam parë e dëgjuar këto ditë është ajo që ka lidhje me
elementë të ligjit të dosjeve që mund të konsiderohen si të papajtueshëm me ligjin themeltar të shtetit. Unë nuk kam asnjë dyshim
që një vullnet I mirë do mund të rregullonte gjithë elementët dhe teknikalitetet që mund të konsideroheshin si prolematikë, por për këtë
do duhej vullnet I mirë, vullnet që kësaj maxhorance I mungon. I mungon, sepse do duhej që më ssë paku të bënte zgjedhjen nga kush krah qëndron, nëse është me viktimën a me agresorin, dhe këtë zgjedhje ju
nuk e bëni dot, se vini nga agresioni dhe jetoni me agresionin e djeshëm dhe krimin e sotëm.
Ju keni para vetes një inisiativë të rrëzuar në komisionin e ligjeve,dikush e ka gjykuar dhe vazhdon ta dënojë këtë inisiativë për fajin e
vetëm që guxoi të sfidojë të paprekshmit. Do mundohem ti rendis pak më poshte argumentet pro e kundër kësaj inisiative dhe arsyet e vërteta
pse ky ligj ka sjellë kaq shumë debat, por më së pari më lejoni të parashtroj para jush backgroundin historik dhe nevojën e një nisme të tillë.
Kur para shumë vitesh deklarova se do bëja të pamundurën për të cuar para inisiativën ligjore të rrëzuar nga gjykata kushtetuese në një
konflikt të pastër interesi, ndesha me një mur pikpyetjesh e mospranimesh shpesh edhe nga ana e miqve dhe kolegve të mi të afërm.
Përse është e nevojshme një nismë e tillë? Tash mbas 20e kusur Vitesh a ja vlen një traumë e tillë? A duhet të përjetojmë prapë një proces
kaq të dhimbshëm që është manipuluar e përdorur kaq shumë herë përgjatë historisë sonë të sotme?
Kam tentuar shpesh ti përgjigjem, duke reflektuar thellë mbi këtë çështje dramatike që e ndan historinë e këtij kombi si me thikë në
midis. Sot une them dhe besoj se ja vlen të provojmë 10, 100, 1000 herë derisa të nxjerrim të vërtetën e fjetur, derisa ta nxjerrim të
keqen dragoniane që flen mes nesh e që ne me lehtësinë që karakterizon vetëm një komb që nuk don një të ardhme të vërtetë e të ndritur,
tentojmë ti vëmë një pllakë heshtje përsipër. E kemi bërë për çerek shekulli dhe vazhdojmë ta bëjmë ende. Një proces aspak të vërtetë e të
thellë reflektimi që na kthehet e na bjen fytyrës herë si nostalgji, herë si mënyrë të menduari e herë si padrejtësi e hakmarrje e agresorëve ndaj viktimave. Por E verteta duhet te zbulohet. Siç thotë edhe një prej mendjeve të ndritura të këtij kombi Sami Repishti: e vërteta bien drite! Drita gjalleron, largon erresinen ku mshehet e
keqja, zhvillohet tortura, dhe mbretnon vdekja.
Ajo që ne kemi nevojë është një reflektim I thellë, një ndarje e vërtetë me të kaluarën, arsye për shkak të cilës ky ligj vjen sot përpara jush. Kjo është një kërkesë e kohës dhe e publikut, I cili është shprehur pa asnjë equivok për hapjen e dosjeve dhe largimin e personave të inkriminuar nga vendimarrja edhe në studimin e kryer nga Fondacioni Conrad Adenauer, 81% e të anketuarve ishin për hapjen e dosjeve, 71% e të anketuarve u shprehën për largimin e bashkpunëtorëve nga administrata dhe vendimarrja.
Tashmë vendimi është marrë, ju keni para vetes dy modele se si duhet të kryhet ky proces, dhe bashkë me të keni edhe vijën e demarkacionit
mes një të djathte moderne por e ndërgjegjshme për rolin që historia I
ka caktuar në këtë vend, atë të një ideologjie antikomuniste që beson se ky vend ka jetë përtej figurave të inkriminuara të së kaluarës, dhe një ideologjie majtiste e sipërfaqsore që sjell një proces ku hapja e dosjeve sillet si një përmirsim I ligjit për të drejtën e
informimit…e pra hapja e dosjeve nuk është dhe nuk mund të jetë një kuriozitet adoleshentesh por clirim I ndërgjegjes kombëtar nga ankthi
dhe faji kolektiv I krimit të kësaj shoqërie ndaj një pjese të saj.
Është çlirimi I ndërgjegjes shoqërore nga krimi I vrasjes se më shumë se 6482 burrave e grave, nga krimi I burgosjes politike të 26788
burrave dhe 736 grave, nga krimi I internimit të brezve të tëra të afërm të “Armiqve të Popullit” që u rritën mes skamjes, mjerimit,
paditurisë e urrejtjes dhe të evitimit të remineshencave të së kaluarës. Ky duhet të jetë qëllimi I këtij procesi në përputhje me
deshirën e shqiptarve për një drejtësi shoqërore dhe në përputhje me dokumentet nderkombëtare si Konventa e Keshillit të Europës që përcakton se duhet dënuar me çdo kusht trashigimia komuniste, me qëllim që tragjedi të tilla të mos përsëriten më.
Kjo nuk është retorikë politike, ky është guri I Sizifit për politikën shqiptare. Sa herë që është kërkuar vlersimi I një procesi të drejtë e
në përputhje me nevojat e ndërgjegjes sonë kombëtare, aq herë e majta që vazhdon të jetë e lidhur me fill jetsor me të kaluarën komuniste të saj, me votuesit dhe eksponentët ish-funksionarë të rregjimit të së kaluarës ka goditur çdo përpjekje për të zbuluar të vërtetën e për të
larguar të inkriminuarit nga postet drejtuese. Tre herë kanë shkuar në Gjykatën Kushtetuese inisiativat e së djathtës, të treja herët e keni
cuar ju…që sot na tregoni se sa për zemër keni ndarjen e largimin me të kaluarën….nuk keni votuar asnjë nga rezolutat që ky parlament ka
miratuar për dënimin e krimeve të së kaluarës.
Zoti Kryeministër, je aktor I një teatri që po luhet dhe njëherë në kurriz të viktimave të së kaluarës. Ke kryetar grupi parlamentar, kryetar te komisioneve të ligjeve dhe të sigurisë, ke deputetë në grupin tënd parlamentar pjesë e ish-funksionarëve të lartë rregjimit.
Ponc Pilatin sot nuk e bën dot.
Ti që I tregove Papa Franceskut vuajtjet e klerit të tij, kalvarin e kishës së tij a e mendove se çdo të thotë të kryesh një proces ku dosjet hapen për rrezikzinjtë që kanë qenë herë të shtrënguar e herë të dëshiruar të thonë mëkatin për të afërmin, por ku ti mbron me gjoks
arkitektët dhe ofiqarët e rregjimit që vrau e dhunoi kishën e Franceskut, që përndoqi e dhunoi klerikët e feve dhe që vrau e burgosi
mijëra intelektualë e të rinj, burra e gra dhe burgosi e shkatërroi ADN e lirisë së një kombi?A e mendon se çdo të thotë ti dalësh zot
armatës së xhelatëve që sot kanë pushtuar zyrat e shtetit e vendimarrjen e politikës? I ke në parlament, I ke në qeveri…ministrin e Ramiz Alisë e ke pranë vetes, I ke në zyrat e
policisë, ne prokurori, gjykata, diplomaci…
A ka fuqi ky vend të pjellë një plejadë të rinjsh që ta ndryshojnë ktë vend nga rrënjët? Ky vend që solli të rinj të jashtëzakonshëm që ndryshuan sistemin, a ka sot një brez që mund të zëvëndësojë krimin e djeshëm? Ka, dhjetra të rinj që do e bënin këtë vend shumë herë më të
mirë nga ky qorrsokak ku kjo klasë politike e ka fundosur sot, por hapësira e tyre zihet e e pushtohet nga krimi I djeshëm politik e
krimi I sotëm ordiner. Për cfarë dekriminalizimi flisni kur krimin dhe arkitektët e diktaturës I ke të ulur këmbëkryë në tryezën e madhe të
shtetit shqiptar???
Zoti kryeministër, kjo nuk është luftë e përfunduar, ky është vetëm fillimi I një procesi të gjatë e që unë nuk do e lej asnjë ditë të
këtij parlamenti pa e cuar përpara. Do kesh cdo ditë, cdo jave inisiativa parlametare, inisiativa referendare për të arritur dekomunistizimin e plotë të këtij vendi dhe për të nderuar memorjen
historike të tij. Do kesh perpara dhjetra kërkesa të cilat sigurisht do kërkosh ti lesh të heshtin, të refuzohen e të sulmohen, por më së paku do shërbejnë si një moment ku shqiptarët do kuptojnë nga kush anë flen e vërteta, do dallojnë ndryshimin midis atyre që shesin dëngla antikonformistësh e europianistësh dhe përpjekjes së vërtetë të intelektualëve, të rinjve dhe politikanëve të mençur të këtij vendi
për të sjellë një atdhe ndryshe.
Më së fundi një këshillë miqsore për ty…kur të mundohesh të sjellësh ndër mend kohën e refleksioneve me Dan Klosin dhe kur ven firmën në dokumentarët e Pritjes Papnore, kur sillesh me nderim e emocion përpara vuajtjeve dhe tregimeve rrënqethse të At Zefit…mos harro
thuaji vetes që po gënjen…teatri jot I vetëm sot luhet me Gramozin dhe Xhafën, ato të venë ato të heqin…pjesa tjetër është show.

 
Fjala e deputetes Mesila Doda në Kuvend, për hapjen e dosjeve

SHKARKO APP