Dekorimi i pesë punonjësve për përballjen me flakët, Proda: Janë fytyra e vërtetë e Policisë së Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda shprehu sot mirënjohjen për pesë efektivët e policisë të cilët u dekoruan nga Kryeministri Edi Rama, për angazhimin e tyre në përballje me situatën nga zjarret në vend gjatë verës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Proda shkruan se ndihet “krenar për sakrificën, përgjegjshmërinë, guximin dhe humanizmin që treguan në mbrojtje të jetës së qytetarëve”.

“Këta pesë punonjës policie, të dekoruar nga Kryeministri i vendit, përballë flakëve të zjarreve treguan guxim, sakrificë dhe përkushtim deri në rrezikimin e jetës së tyre”, shkruan Proda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Proda nënvizoi se ata janë fytyra e vërtetë e Policisë së Shtetit, vlera më e mirë në shërbim të qytetarëve dhe shembulli që frymëzon e na bën krenarë të gjithëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Krahas tyre, mijëra burra e gra, djem e vajza të Policisë së Shtetit sakrifikojnë përditë në përmbushje të misionit sa të vështirë, aq edhe fisnik: mbrojtjen e jetës me jetën e tyre”, u shpreh Proda.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?