Del në shitje në internet, kartmonedha e 200 lekëshit por prodhim Kinez

Interneti na habit çdo ditë me tregun e tij të shitjeve dhe blerjeve të objekteve nga më të ndryshmet, por këtë herë ata që e kuptojnë më mirë çudinë e transaksionit, janë shqiptarët sepse shitet një kartëmonedhë shqiptare.

Adminstratorët e sajtit nuk i janë referuar aspak kursit të këmbimit, por duke e konsideruar një objekt me vlerë kartëmonedhën e vendit të largët, edhe pse ajo është ende në qarkullim në Shqipëri i kanë vendosur asaj çmimin 3.79 Dollarë Amerikanë.

Dërgesa, siç shkruajnë mediat shqiptare që e kanë zbuluar këtë faqe, kushton 2.99 Dollarë, duke e çuar çmimin e kësaj kartëmonedhe në shumëfishin e vlerës së saj monetare.

SHKARKO APP