Del Potro i rikthehet tenisit me humbje

Në ditën e dytë të Mastersit të Miamit u zhvilluan ndeshjet e ruandit të parë kështu që nuk zbriti në fushë asnjë nga të mëdhenjtë pasi të gjithë favoritët kryesorë për suksesin final në turneun amerikan janë kualifikuar automatikisht në ruandin e dytë. Ndeshja më interesante e ditës ishte ajo mes kanadezit Vasek Pospisil dhe argjentinasit Juan Martin Del Potro i cili u rikthye në fushat e tenisit pas një mungese shumë të gjatë për arsye dëmtimi. Ish numrit 4 të Botës dhe fituesit të Us Open në vitin 2009 i duhet ende kohë për të rigjetur formën e tij më të mirë, dicka të tillë e tregoi fusha e lojës pasi Del Potro u mposht 2-0 me sete nga Pospisil.

Tenisti kanadez fitoi të parin 6-4 dhe të dytin 7-6(9-7 në tiebreak) duke mbyllur llogaritë me Del Potron në dicka më pak se 2 orë lojë. Në ruandin tjetër Pospisil do të masë forcat me bullgarin Grigor Dimitrov. U përcaktua edhe kundërshtari i kampionit në fuqi dhe numrit 1 të Botës serbit Novak Djokovic i cili do të jetë sllovaku Martin Klizan. Një sfidë spektakolare rezultoi edhe ajo mes kroatit Borna Coric dhe austrikuat Andreas Haider-Maurer. 2-1 me sete në favor të tenistit ballkanas ishte rezultati i sfidës me Coric që siguroi kështu një biletë për në ruandin e dytë. Një fitore të vuajtur arriti edhe tenisti kazak Mikhail Kukushin përballë amerikanit Steve Jonhson. Në fazën tjetër të Mastersit të Miamit u kualifikua edhe Alexandar Dolgopolov. Tenisti ukrainas mundi lehtësisht 2-0 me sete lituanezin Berankis. Nuk hasi në vështirësi të mëdha për të një siguruar një biletë në fazën tjetër as austriaku Jurgen Melzer që kaloi 2-0 me sete amerikanin Ryan Harrison dhe tashmë duhet të masë forcat me francezin Jeremy Chardy.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?