“Deliri” i fushatës elektorale? Rama-shqiptarëve: Pyesin Ismail Qemalin…do u thotë të më votoni mua!!!

Kryeministri Edi Rama ka dalë këtë të diel në komunikimin e tij të javës dhe teksa ka sulmuar partitë me të cilat ka bërë koalicion këto 4 vite qeverisje, u ka kërkuar shqiptarëve që t’i bëjnë vetes një pyetje, që në të paktën, mund të cilësohet si e çuditshme.

Teksa fliste për votën e 25 qershorit, Kryeministri Rama i ka kërkuar shqiptarëve që të ndalojnë dhe të pyesin veten, se çfarë do t’u thoshte Ismail Qemali atyre, nëse ata do ta pyesnin se për kë duhej votuar më 25 qershor.

“Unë e kam ndarë mendjen për të luftuar deri ditën e fundit në këtë detyre, për Shqipërinë, që frymëzuesit e mi, rilindasit, donin për këtë vend… po a do ta ndani mendjen që ta bëjmë këtë luftë deri në fund me kokëfortësi shqiptarçe dhe ambicie europiane duke u bashkuar në 25 qershor për flamurin kuqezi të Ismail Qemalit!

Mendojeni njëherë me veten tuaj se çfarë do t’ju këshillonte Ismail Qemali, nëse do ta pyesnit për kë do të votoj në 25 qershor. Kemi shumë për të humbur po i ndamë votat si ushqim për gjelat e politikës shqiptare dhe kotecët e tyre..”-tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154838369446523/

Rama deklaroi se nëse PS mban pas 25 qershorit qeverinë dhe “timonin” atëherë ajo do të hapë dy porta për shqiptarët.

“Shteti që ne duam duhet të ketë dy porta të hapura, portën e drejtësisë dhe portën e shërbimeve. Këto dy porta që i janë përplasur njerëzve në fytyre prej 20 e kusur vitesh. Do t’i hapim katër vitet e ardhshme duke pastruar pallatin e drejtësisë nga të korruptuarit.-deklaroi Rama.

 Një kërkesë dhe lutje, Rama ja ka drejtuar dhe demokratëve që votojnë për të PD-në.

“Nuk u kërkoj demokratëve të bëhen socialistë, apo të ndryshojnë bindjen, por thjesh më ndihmoni për të mos u nëpërkëmbur më në zyrat e shtetit, na jepni mandatin të shkalmojmë derën e patentës, hipotekës, licencave, në emrin se cilit prej jush. Ne nuk kemi luftë me asnjë parti, por jemi në luftë më sitemin e partive që e kanë kthyer shtetin në tepsi. Sa prej jush kanë paguar nën dorë për patentën, kolaodimin e makinës? Nëse doni t’i jepni fund këtij zullumi, iu ka ardhur në dorë mundësia ta bëni me dorën tuaj për t’i sekterisur nga pushteti për këto parti. Të nxjerrim jashtë nga zyrat tregtarët partiakë”-tha Rama/Gazeta Express

SHKARKO APP