Demiraj në Kukës e Dibër për parandalimin e parave të krimit në blerjen e votës
Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj zhvilloi takime në Drejtoritë e Policisë në Kukës dhe Dibër.
Në njoftimin e ministrisë së Brendshme thuhet se “Demiraj ka trajtuar masat për një proces zgjedhor të paprekshëm dhe me standarde evropiane, si dhe parandalim të përdorimit të parave me burim kriminal në blerjen e votës.”
Ministri Demiraj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, kërkoi angazhim maksimal për identifikimin dhe ndalimin e personave që do të tentojnë të ndikojnë në procesin zgjedhor dhe theksuan se çdo përfshirje e efektivëve të Policisë në fushatë është vepër penale.
Ministri Demiraj përgëzoi Drejtorinë Vendore të Kukësit për masat për moslejimin e kultivimit të kanabisit në qark (në kufijtë e minimales) dhe kërkoi angazhim profesional për lehtësimin e radhëve të gjata në Pikat e Kalimi Kufitar të qarkut Kukës.
Ministri Demiraj garantoi mbështetje maksimale për arritjen e misionit.