Demiraj takim me kreun e OSBE-ODHIR: 7 mijë policë të trajnuar për zgjedhjet
Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, priti në një takim ambasadorin dhe njëkohësisht kreun e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODHIR Peter Tejler si dhe Zëvendës kreun e këtij Misioni, Polyna Lemos.
Nga ana e tij, shefi i misionit të vëzhguesve të OSBE-ODHIR Peter Tejler prezantoi objektivat e punës së tij, rolin në procesin monitories dhe raportues të 250 vëzhguesve dhe ndau pikëpamje në lidhje me fenomenin e shit-blerjes së votës dhe potencialin për të ndikuar në votim përmes presioneve të ndryshme. Ai theksi se monitotimi në javën e fundit do të jetë më intensive dhe një ditë pas zgjedhjeve do të dalin me një raport paraprak.
Ministri Demiraj garantoi mbështetje të plotë për misionin vëzhgues të OSBE-ODHIR dhe vuri në dukje garantimin e një procesi zgjedhor të sigurtë, mos përfshirjen e Policisë në fushatë dhe diten e zgjedhjeve, si dhe neutralizimin e mundësisë së blerjes së votës nga burime te paqarta është prioriteti i tij i parë.
Demiraj informoi gjithashtu ambasadorin Tejler për sfidën e misionit të tij për shkak të situatës së krijuar gjatë viteve të fundit në Policinë e Shtetit dhe kontaminimit të një pjesë të trupës policore në mos veprim apo përfshirjen e kultivimit masiv të kanabisit gjatë vitit të kaluar.