Demiraj takon ambasadorin e Austrisë: Masa për garantimin e një procesi zgjedhor të pacenueshëm
Nga ana e tij, Demiraj u përqendrua tek prioriteti madhor i mandatit të tij, garantimin e një procesi zgjedhor të pacenueshëm përmes masave intensive për mbarëvajtjen e fushatës dhe ditës së zgjedhjeve, duke neutralizuar subjekte, individë dhe grupe kriminale që minojnë procesin demokratik të votës së lirë.
Ministri informoi ambasadorin austriak për porositë e veçanta që ju është dhënë disa drejtorive vendore të Policisë së Shtetit për të parandaluar mundësinë e blerjes së votës nga burime të paqarta në ditët në vijim.
Ministri i Brendshëm vuri në dukje sfidën e pastrimit të territorit të Republikës së Shqipërisë nga kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike, si dhe heqjen e emrit të Shqipërisë nga raportet ndërkombëtare përsa i përket drogës.