Demokrati ndërpret Berishën në takim: Me foltoret dhe fjalimet e tua, Rama nuk ikën!
Sali Berisha mbajti këtë mbrëmje Foltoren e radhës në Tiranë, në kuadër të takimeve të tij me mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës Berisha u ndal te situata politike në vend, kritikat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, si edhe te ajo që ai e cilëson si nevojë për ndryshim dhe përballje politike.
Pra të njëjtat fjalë si përditë!
Teksa ish-kryeministri Berisha ishte duke folur, nga salla u dëgjua ndërhyrja e një demokrati, i cili tha se “Edi Rama nuk largohet nga pushteti me foltore dhe me fjalime o doktor”.
Ky shqetsim demokrat po vjen nga çdo rreth se kjo mënyrë e Selisë Blu nuk sjell kurrë PD në pushtet, në qoftëse nuk ka reagime radikale me pushtetin e kryeministrit.
Komenti i tij u bë i dëgjueshëm për të pranishmit dhe ndërpreu për disa momente fjalën e Berishës.
Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Berisha, i cili reagoi menjëherë, duke kundërshtuar qëndrimin e demokratit. Berisha theksoi se foltorja dhe komunikimi me qytetarët janë të domosdoshme për të ndërgjegjësuar opinionin publik dhe për të ndërtuar një lëvizje politike që, sipas tij, synon largimin e qeverisë aktuale.
Por demokrati i thjeshtë ka të drejtë se nuk ikën Rama me foltoret e Saliut!
Edhe në takimin e Ervin Salianjit në Lezhë, ku kishte qindra demokratë, ata nuk shkuan se janë kundër Berishës si person, porse se Berisha nuk po krijon besim e forcë që të rrëzojnë kryeministrin. Pra duan radikalizim dhe lidership të ri që ti rikthejë në pushtet.
Demokratët duan lidership që të mos ketë frikë SPAK-un apo ambsadorët e huaj që i marrin në telefon duke iu ulur hovin e protestës.
Ndaj ndërhyrja e demokratit sonte në takimin e Berishës është mirëpritur nga mijëra veta në facebook.
Ish-kandidatja për deputete e PD: Me 24 janar qëndresë në sheshin para kryeministrisë, pa ndalesë
KOHA JONË SONDAZH

