Demokrati nga Lezha gris teserën e PD
Një demokrat nga Lezha ka grisur teserën e Partisë Demokratike duke deklaruar se do të votojë për Edi Ramën. Videoja është publikuar nga kryeministri në FB, i cili shkruan: Ja sa thjeshtë një demokrat denbabaden lezhian tregon pse do votojë Nr.2 në 25 qershor.
Preng Gjaci: Pata një shpresë të madhe të PD, por u zhgënjeva sepse nuk bëri asnjë reformë. vetëm premtime boshe. bëri një Rrugë të Kombit, e cila më vonë nëse nuk futet një firmë do të quhet turpi i Kombit sepse është prishur. Më e keqja që më zhgënjeu ishte hapja e çadrës. Basha duhet të priste popullin që të jepet votën në zgjedhjet e qershorit. Ai hapi cadrën nga mëria sepse Rama ka bërë reforma. Rama do të bëjë prap reforma se populli do tia besojë atij dhe jo Lulzim Bashës. Universitetet false u hoqën. Rama për mua është një burrë shteti që i tha serbit në zyrë që Kosova është shtet, i tha dhe grekut që mendo për çamërinë. Vetëm nga reformat që bëri Rama hapi cadrën Basha e Berisha. Unë nuk jam më anëtar i PD. Kjo është tesera ime dhe tesera merr fund në këtë moment, bashkë me teserën e djalit tim që nuk do të jetë më anëtar i PD. Për 8 vjet Sali Berisha për të përndjekurit politik ndau 2 këste të burgut. Rama për 4 vjet ndau 6 këste. Faleminderit Rama dhe për mua ke bërë reforma të papara.