Dënime për shtetet që refuzojnë azilkërkuesit

Komisioni Europian ka propozuar rregulla të reja të azilit për në BE-së. Parashikohen dënime të ashpra financiare ndaj vendeve që refuzojnë të marrin pjesën e tyre të azilkërkuesve. KE planifikon një sanksion prej 250,000 euro për person.

Zyrtarët e BE shpresojnë marrëveshja me Turqinë e ka reduktuar numrin e lartë të emigrantëve dhe refuzimet e vendeve tw unionit mund të reduktohet.

Shifra e planifikuar prej  250,000 euro për paditësit që nuk pranojnë mund të rishikohet, por Komisioni është i njohur për të tilla nivele ndëshkuese.

Propozimet për sanksione kanë alarmuar vende të Europës Qendrore që kanë refuzuar të zbatojnë marrëveshjen e kuotave të refugjatëve. Ministri i Jashtëm i Polonisë i vetmi që është shprehur se është “një propozim serioz”. Ministri i Brendshëm i Sllovakisë u ankua se sistemi i propozuar nuk respekton realitetin. Hungaria e quajti atë “shantazh” dhe “të papranueshëm”. Republika Çeke tha se kjo ishte një surprizë e pakëndshme. Polonia kishte rënë dakord për të marrë rreth 7.000 azilkërkues.

Burimi: BBC/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP